Barcelona zyrtarizon edhe kolumbianin Jeri Minapara

Barcelona ka zyrtarizuar edhe një futbollist tjetër në radhët e veta. Ështe qendërmbrojtësi kolumbian, Jeri Minapara, i cili ka luajtur me Palmeirasin në Brazil. Jeri te Barça erdhi për 11.8 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë për 5 vite e gjysmë me klubin katalanas dhe do të ketë klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Jeri Mina do të zërë vendin e lënë bosh nga Javier Maskerano. I lindur në 23 shtator 1994, Mina është 1.95 metra i gjatë dhe në 49 ndeshje me Palmeirasin ka shënuar 9 gola.

Leave a Reply