Broja: Do jap më të mirën, besoj në suksese të mëdha me FC Shkupin

Rron Broja në konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve tha se është shumë i lumtur që i është bashkuar një klubi me një histori të madhe, që pas vetes ka një armatë të madhe tifozësh, me të cilët shpreson se në fund bashkë do të festojnë shumë fitore dhe sukesese të mëdha.

“Jam i lumtur që jam pjesë e Shkupit, një klub me një histori dhe traditë të madhe si dhe me një tifozëri shumë të zjarrtë, shpresoj që kemi me arritur suksese shumë të mëdhaja së bashku. Premtoj se ka me dhënë maksimumin për këtë klub,  dhe shpresoj se do të kemi suksese të mëdha” – u shpreh Broja gjatë konferencës për shtyp.

Në pyetjen se sa e njeh kampionatin e Maqedonisë, Broja me përgjigje: “Po e kam përcjellë edhe më herët kampionatin e Maqedonisë, mirëpo nuk kam njohuri shum të mëdha, mirëpo më ka habitur projekti afatgjatë  i Shkupit dhe të njëjtin e kam pranuar me shumë kënaqësi”.

Rron Broja llogaritet si një ndër talentët më të mëdhenj shqiptarë në rajon, ndërsa me të në skuadër FC Shkupi me siguri se ka fituar një fantazist në lojën e saj, që i kishte munguar gjatë pjesës së parë të sezonit vjeshtor.

Leave a Reply