Evropiani 2018: Kroacia fiton ndaj Norvegjisë, Franca mposhtë Suedinë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Francës ka bërë hap drejt gjysmëfinales në Kampionatit Evropian të Kroaicisë, pasi sonte mundi Suedinë me rezultat 23:17. Ata që shkëlqyen në radhët e kampionëve të botës, ishin portieri Zherard me 19 pritje në portë, ndërsa Soriando me 5 gola ishte më i miri i takimit.

Pas këtij triumfi Franca renditet e para në grupin e parë të Evropianit me 6 pikë të grumbulluara, aq s aka edhe Kroacia e venditë të dytë. Këta të fundit sonte fituan Norvegjinë me shifrat 32:28, me Shtërlek që ishte i papërmbajtshëm me 6 gola, ndërsa Cindriq realizoi 5 gola.

Leave a Reply