Vëllezërit Taipi takohen bashkë në Antalia të Turqisë

Prej sot në Antalia të Turqisë është vendosur edhe skuadra e FC Shkupit. Është kjo hera e parë që skuadra nga Çairi ka udhëtuar drejt tokës turke, prej kur se kjo skuadër u rikthye në elitën e futbollit vendor, kjo falë edhe sponzorit të ri, që më në fund po ju ofron kushte evropiane futbollistëve të kësaj skuadre, njofton “infOSport.mk”.

Ata në Antalia do të qëndrojnë për 15 ditë, ndërsa në këtë qytet të bukur bregdetarë po qëndrojnë edhe shumë skuadra tjera evropiane, përfshirë këtu edhe skuadrën zvicerane të Gras’shopersit, pjesë e së cilës skuadër janë edhe 7 futbollistë shqiptarë. Më i fundit që i është bashkuar kësaj skuadre, është Gjelbrim Taipi, një ish futbollist i Shkëndijës, i cili në Antalia takoi vëllain e tij, Shqipërim Taipin, i cili në formë huazimi po luan te FC Shkupi nga rradhët e Shkëndijës, përcjellë “infOSport.mk”.

Ata nuk lëshuan rastin që të bëjnë edhe një foto bashkë, ndërsa përveç vëllezërvë Taipi, në foto shihen edhe Nedim Bajrami, një tjetër futbollist i Gras’shopersit me prejardhje nga Maqedonia, si dhe futbollisti kumanovar i FC Shkupit, Bunjamin Shabani si dhe fizioterapeuti i skuadrës nga Çairi, Benjamin Grainca.

Leave a Reply