Bayerni fiton Hofenhejmin, Dortmundi vetëm barazim ndaj Freiburgut (VIDEO)

Bayerni i Mynihut ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 5:2 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 20-të në Bundesligën gjermane, duke vazhduar kështu kryesimin me 50 pikë në tabelë, plotë 16-të më shumë se Shalke e vendit të dytë.

Golat për fitoren e Bayernit i realizuan, Levandovski, Boateng, Koman, Vidal e Vagner, ndërsa për Hofenhajmin shënuan Uth dhe Gnabri.

Ndërkohë Borusia e Dortmundin nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2:2 përballë Freiburgut. Kagava dhe Toljan realizuan për “Verdhezinjët”, përderisa për Freiburgun autor i dy golave ishte Petersen.

Leave a Reply