Delofeu refuzon Interin, zgjedh Vatfordin ne Premier Ligë!

Zherdard Delofeu ka rezufuar ekipet italiane si Interi, Roma e Napoli, duke zgjedhur kështu trë transferohet nga Barcelona te skuadra e Vatfordit që mban vendin e 10-të në Premier Ligën angleze.

Siç ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll, ish-numri 7 i Milan-it do të kthehet në Premier Ligë, aty ku ka luajtur në të kaluarën me fanellën e Everton. Marrëveshja është arritur me formulën e huazimit, me klubin anglez që do të paguajë rrogën e plotë të lojtarit. Ai ka luajtur 17 ndeshje me Barcelona-n në këtë sezon dhe ka realizuar dy gola, të shoqëruar me dy asiste.

Leave a Reply