ZYRTARE, Admir Mehmedi i bashkohet Volfsburgut

Sulmuesi shqiptarë me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, Admir  Mehmedi prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e Volfsburgut, njofton “infOSport.mk”.

26-vjeçari në këtë mënyrë i ka dhënë fund aventurës së tij prej dy vite e gjysmë te Bajer Leverkuseni, me të cilën skuadër zhvilloi 86 ndeshje, duke realizuar edhe 13 gola. Gjatë sezonit aktual Mehmedi zhvilloi vetëm 15 ndeshje (12 kampionale dhe 3 në Kupë), edhe atë shumicën prej tyre duke i nisur nga bankina. E gjithë kjo bëri që ai të kërkoj një sfidë të re në karrierën e tij, mirëpo duke mos u larguar sërish nga futbolli gjerman.

Futbollisti shqiptar, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, me Volfsburgun ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Në kampionatin gjerman ka kaluar tashmë edhe kosovari Milot Rashica, i cili ka nënshkruar kontratë me Verder Bremenin.

Leave a Reply