KF Kukësi përforcohet me Amido Balden

Kukësi ka prezantuar sulmuesin Amido Balde. Palët kanë firmosur kontratë për 6 muajt e mbetur të sezonit, mirëpo nëse bind lojtari, do të ketë mundësinë të rinovojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi u prezantua nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi dhe menaxheri i skuadrës, Naim Halili. 26-vjeçari nga Guinea vjen pas aventurës te Maritimo në Primera Liga-n portugeze, ku mungesa e aktivizimit ka qene problemi më i madh.

Sulmuesi ka luajtur në Portugali edhe me Santa Clara-n e Vitoria Guimaraes, ku me këta të fundit ka fituar edhe Kupën. Në palmaresin e tij, Balde ka edhe një titull kampion të Skocisë të fituar me Celtic, ndërsa të tjera etapa të rëndësishme në karrierë kanë qenë Cercle Brugge dhe Ëaasland-Beveren në elitën e futbollit belg, Hapoel Tel Aviv në Izrael dhe Metz në Francë.

Leave a Reply