Vrshaljko vazhdon kontratën me Atl.Madridin

Kroati Shime Vrshaljko ka vazhduar kontratën me Atletiko Madridin deri verën e vitit 2022. Mbrojtësi i krahut të djathtë te skuadra nga kryeqendra spanjolle u transferua nga rradhët e Sasuolos para 18 muajve për një shumë prej 16 milion euro.

Gjatë sezonit aktual ai me fanellën e “jorganxhinjëve” regjistroi 14 ndeshje, ku u dallua edhe me 4 asistime për gol.

Muajve të fundit kishte spekullime të ndryshme lidhur me emrin e futbollistit të kombëtares kroate. Ai lidhej me një transferim të mundshëm te disa skuadra nga “Serie A”, mirëpo me vazhdimin e kontratës ai ua bëri të qartë se nuk ka ndërmend të lëviz nga Madridi.

Leave a Reply