Para fillimit të derbit, u nderua i ndjeri Zija Shasivari!

Sot para fillimit të përbaljes derbi Shkëndija-Vardari në Tetovë, u nderua me një minutë heshtje tani më i ndjeri ish basketbollisti i shquar i Klubit të basketbollit, Shkëndija, Zija Shasivari.

Shasivari ndërroi jetë të martën pas një sëmundje të rëndë që kishte. Ai ka qenë ish kapiten i KB Shkëndijës, ndërsa së fundmi ushtronte edhe detyrën e trajnerit në këtë skuadër.

Leave a Reply