Shkëndija ec me hapa të sigurtë drejt titullit (VIDEO)

Shkëndija po ecën me hapa të sigurtë drejt titullit të dytë kampion në historikun e saj në elitën e futbollit vendor. Skuadra tetovare në ndeshjen e javës së 22-të, shënoi edhe fitoren e 18-të, duke mundur me rezultatin e pastërt 3:0 Pobedën e Prilepit.

Radeski shenon ndaj Pobedes

GOOOOOOOOOOOLGOLI I RADESKIT NDAJ POBEDËSSHKËNDIJA – POBEDA 1:0(M. Radeski 9')

Публикувахте от infosport.mk в 3 март 2018 г.

Fitoren e paralajmëroi Marjan Radeski vetëm pas 9  minutave lojë, kur mjaft mirë u gjetë në zonën e 5-metërshit nga ana e Armend Alimit dhe nga afërsia shënoi për 1:0. Ky gol ishte valid deri në minutën e 37-të, kur në skenë doli Izair Emini, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenj, pasi tejkaloi edhe portierin kundërshtarë shënoi për 2:0.

Izair Emini shenon per 2:0 ndaj Pobedes

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E DYTE NE NDESHJEN NDAJ POBEDESSHKENDIJA – POBEDA 2:0(I. Emini 37')

Публикувахте от infosport.mk в 3 март 2018 г.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, golin e parë me fanellën e Shkëndijës e realizoi edhe Visar Musliu, i cili përfitojë nga një pakujdesje e mbrojtësve të Pobedës.

Visar Musliu shenon golin debutues me Shkendijen

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLVISAR MUSLIU SHENON GOLIN DEBUTUES ME SHKENDIJENSHKENDIJA – POBEDA 3:0(V. Musliu 47')

Публикувахте от infosport.mk в 3 март 2018 г.

Nuk vonoi shumë dhe Shkëndija pati edhe një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e katërt, mirëpo Besart Ibraimi nuk arriti që të shënojë nga pika e bardhë. Goditja e bomberit kërçovarë përfundoi në traverzë, ndërsa ishte kjo hera e dytë në dy ndeshje me rradhë që Ibraimi nuk arrinë të shënojë nga pika e bardhë, pas humbjes së penaltisë edhe në ndeshjen ndaj Akademia Pandev.

Visar Musliu shenon golin debutues me Shkendijen

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLVISAR MUSLIU SHENON GOLIN DEBUTUES ME SHKENDIJENSHKENDIJA – POBEDA 3:0(V. Musliu 47')

Публикувахте от infosport.mk в 3 март 2018 г.

Me këtë fitore Shkëndija tashmë numëron 56 pikë dhe ka një diferencë prej plotë 14 pikëve ndaj vendit të dytë të Vardarit, ndërkohë Pobeda me 21 pikë mbetet në pozitën e 8-të.

Leave a Reply