Takimi i xhiros së 17-të në Superligën e basketbollit vendor ndërmjet KB Shkupit dhe Ohrit që duhej të zhvillohet sot është shtyrë për një datë të pacaktuar. Arsyeja e shtyrjes së takimit ka qenë shpërthimi i gypit kryesor të ujit në palestrën “Shaban Tërstena” në Çair ku duhej të luhet ndeshja dhe për këtë arsye nga klubi “bardheblu” kanë njoftuar se palestra nuk ofron kushte për organizim të sfidës.
Nga tabori i KB Shkupit kanë njoftuar për “InfOSport.mk” se ndeshja me Ohrin do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme./InfOSport.mk
