Asamoah i Juves përforcimi i parë i Interit për sezonin 2018/19

Futbollisti ganez, Këadëo Asamoah do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Interit për edicionin 2018/19.

Një gjë të tillë njoftojnë mediat italiane, sipas të cilave Asamoah tashmë ka arritur marrëveshje me Interin dhe gjithçka do të zyrtarizohet në muajt e ardhshëm.

Ai te Interi do të transferohet si futbollist i lirë, pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Juventusin.

29-vjeçari me ekipin e ri do të firmosë kontratë trevjeçare, me pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Asamoah prej vitit 2012 është pjesë e Juventusit kurse këtë edicion ka 16 paraqitje në të gjitha garat, 12 prej të cilave në “Serie A”.

Leave a Reply