Golat dhe momentet më interesante nga përballja, Rabotniçki – Shkëndija (VIDEO)

Shkëndija ka vazhduar ecurinë e fitoreve pasi doli me tre pikë nga transferta e javës së 23-të me Rabotniçkin në Shkup. Një gol i Eminit në çastet e fundit të pjesës së parë dhe realizimi i Ibraimit nga penalita në minutën e 53-të, ishin vendimtar për triumfin e 19-të sezonal.

Pa Hasanin e lënduar, Emini zuri vendin e tij në mbështetje të sulmit dhe numri 20-të i “kuqezinjëve” ishte vendimtar me një gol dhe penalti të fituar. Me këtë fitore Shkëndija tashmë numëron 59 pikë, 17 më shumë se Vardari i vendit të dytë, që ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë gjatë ditës së sotme në transfertën kundër Skopjes.

Përveç këtij takimi në program janë edhe dy ndeshje të tjera, ku FC Shkupi do të jetë mysafir i Sileksit, teksa Pobeda në Ohër do të mirëpret Akademia Pandevin.

Leave a Reply