Besir Alili kampion në turneun e fuqishëm “Zlati Dinev Roydev”, Muhamed Ramadani i bronztë

Në turneun prestigjioz për fëmijë dhe të vetmin të kësaj grupmoshe i pranuar zyrtarisht në kalendarin vjetor të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (UËË), “Zlati Dinev Roydev”, mundësi i KM Liria, Besir Alili, u shpall kampion, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 44 kg.

Në finalen e madhe të kesaj kategorie, Alili ishte i shkëlqyeshëm ndaj medalistit të bronztë nga Europiani i fundit për fëmije, Giorgi Gogritciani nga Gjeorgjia, të cilin arriti ta mposhtë pas një beteje të vërtetë.

Për Besir Alilin, është ky një sukses tjetër i madh dhe paralajmërim për sukseset që e presin gjatë këtij viti dhe në të ardhmen.

Për dallim nga Alili, mundësi tjetër i KM Liria, Muhamed Ramadani në kategorinë deri 85kg u kurorëzua me medalje bronzi. Ai gjatë ditës së sotme në garat e repasazhit arriti të fitoj dy kundërshtar bullgar dhe me këtë ti gëzohet medaljes së bronztë në kuadër të këtij turneu prestigjioz.

Leave a Reply