Alimi: Ndaj Renovës mendojmë fitoren, pasi duam dy trofetë

Të entuziazmuar me ecurinë pozitive në kuadër të kampionatit dhe Kupës së Maqedonisë, futbollistët e Shkëndijës me shumë optimizëm presin përballjen e parë të gjysmëfinale kundër Renovës, që në program është gjatë ditës së nesërme.

Mesfushori “kuq e zi”, Armend Alimi beson se ekipi i tij do të shfrytëzojë momentin e mirë për të marrë rezultat pozitiv edhe nesër përballë Renovës në rrugën drejt finales së tretë të njëpasnjëshme.

“Na pret ndeshje ndryshe nga ato kampionale. Jemi të motivuar nga fakti se duam dy titujt në Maqedoni. Shpresoj të vazhdojmë me serinë e fitoreve dhe paraqitjeve si deri tani. Epërsia në kampionat na heq presionin, por shikojmë të vazhdojmë me këtë rritëm. Është derbi lokal, por ne duam më të mirën dhe besoj t’i arrijmë qëllimit”, – shprehet Alimi para ndeshjes me Renovën.

Ndeshja Shkëndija – Renova starton në ora 14:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri tetovar, Josip Barton.

Leave a Reply