Hasani: Duam të fitojmë gjithçka për t’u dëshmuar si ekipi më i mirë në vend!

Shkëndijën e Tetovës nuk po mundet ta ndalë askush në këtë sezon, duke qëndruar në kryje të tabelës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë me 16 pikë diferencë nga ndjekësi Vardari si dhe është afër për të fituar trofeun e Kupës, pasi ndodhet në gjysmëfinale me Renovën.

Kapiteni i “kuqezinjëve” Ferhan Hasani i intervistuar nga portali “Vip Sport” ka folur për këtë ecuri fantastike të Shkëndijës si dhe ambiciet e tij. Stafi i portalit tonë ka shkëputur disa pjesë nga intervista e Hasanit të dhënë për “Vip Sport”.

Jeni kryesues i vetëm i kampionatit. A e kishit parashikuar të shkëputeshit kaq shumë?

Hasani: Në rradhë të us  dua të them se jam shumë i lumtur që në këtë us  të sezonit ne kemi bërë diferencë kaq të madhe nga konkurentët, duke shndërruar kampionatin në një monolog nga ana jonë. Normal si ekip pretendent që jemi dhe me investimet e potencialin që bart skuadra kemi pretenduar të jemi të parët, us i jem i sinqertë nuk e kam pritur këtë diferencë kaq të madhe. Gjërat nuk mund të parashikohen asnjëherë, por duke us  mënyrën si kemi punuar dhe si është ndërtuar kjo skuadër vite me rradhë, tani duket se marrim rezultatin e mundit të dhënë. Kur shikojmë se kjo ecuri u jep gëzim tifozëve tanë, ndjejmë satisfaksion të madh për punën që bëjmë.

Disa ndeshje jeni ndaluar nga arbitrat, të cilët kanë pasur vendime pro-ekipeve maqedonase. us i kapiten i ekipit si mendoni ti ndalni këto gabime?

Hasani: Realisht neve si futbollistë nuk na takon shumë të flasim për arbitrimin, pasi ka kush merret me këto gjëra. Përqëndrimi ynë shkon te ajo që japim në fushë dhe natyrisht se me rëndësi është kur ndarja e drejtësisë është në nivel. Ndodhin gabime për të cilat dua të besoj se janë të rastësishme, pasi që nëse do të kishte tendencë atëherë në horizont shfaqet problem serioz. Nuk mund të them se nuk ka pasur gabime, por nuk është e imja të merrem me këtë problematikë.

Keni kaluar në gjysmëfinalen e kupës dhe jeni pretendent kryesor. A është kupa një prioritet apo jeni të përqendruar në kampionat?

Hasani: Po, po. Patjetër se duam dy trofetë kampionatin dhe Kupën. Janë dy trofe nga gara të ndryshme dhe për tu dëshmuar si ekipi më i mirë në vend ne duam të fitojmë gjithçka. Kemi menaxhuar gjërat në mënyrë shumë të mirë dhe kemi menduar për secilën garë në momentin e duhur. Fakti që kemi nxjerë nga të dy garat konkurentët kryesor na bën krenar, por kujtoj se ende nuk kemi fituar zyrtarisht asgjë dhe për të realizuar objektivat duhet të vazhdojmë me përkushtim maksimal deri në fund për të përfunduar rrugën që kemi nisur.

Leave a Reply