Skuadrat nga Mançesteri në garë për Zherom Boateng!

Mançester Junajtedi dhe Mançester Siti janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Bajernit të Munihut, Zherome Boateng, njofton “The Sun”, përcjellë “infOSport.mk”. 29-vjeçari Boateng ishte larguar nga Siti para 7 viteve, ndërsa tash Guardiola shpreson se do ta rikthejë sërish në Angli. Guardiola njeh mirë cilësitë e mbrojtësit shtatëlartë me pasaportë gjermane, duke pasur parasysh se bashkë me Bajernin fituan disa trofe të rëndësishëm.

Përveç dy skuadrave nga Mançesteri, gjithashtu edhe dy gjigandët spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona mund të futen në garë për shërbimet e Boateng, vlera e të cilit për llogaritet në 50 milion sterlina.

 

Leave a Reply