Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e takimit të parë miqësorë të Shqipërisë për vitin 2018-të kundër Norvegjisë, që në këto momente po zhvillohet në “Elbasan Arena”, njofton “infOSport.mk”.

Ishte një ndeshje thuajse e barabartë, me Shqipërinë që kishte në posedim topin, por që në anën tjetër Norvegjia rrezikoi në dy raste portën “kuq e zi”.

Gabimi i Ajetit

Gabimi i Arlind Ajetit ne mbrojtje mund ti kushtonte qe ne start Shqiperise

Публикувахте от infosport.mk в 26 март 2018 г.

Fare në fund të pjesës së parë Kamer Qaka, që kishte debutimin e tij sot me fanellën e Kombëtares shqiptare, për shkak të një lëndimi duheshe të braktis fushën, ndërsa në vend të tij në lojë u inkuadrua kapiteni i shpresave, Keidi Bare, i cili në momentin e fundit u ftua nga ana e trajnerit Kristian Panuçi.

Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat gjatë pjesës së dytë, ku shpresojmë të ndalojë edhe shiu i rrëmbyeshëm që e kaploi qytetin e Elbasanit thuajse që nga fillimi i takimit.

Leave a Reply