Asamoah i Juves gati për të nënshkruar për tre vite me Interin

Kwadwo Asamoah mund të konsiderohet tashmë një futbollist i ri i Interit, me të cilën skuadër pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.

Mbrojtësi i krahut të majtë e kishte drejt skadencës kontratën me “bardhezinjtë”, dhe për të kishte nisur një garë mes skuadrave si Inter, Napoli dhe Galatasaraj, ndërsa së fundmi  sipas shtypit anglez, për të interes kishte shfaqur edhe Çelzi, por që është tërhequr për shkak të dyshimeve në lidhje me të ardhmen e trajnerit, Antonio Konte.

Kjo nuk pritet të jetë goditja e vetme e “neroaxurrëve”, pasi në “Xhuzepe Meaca” sezonin e ardhshëm pritet të zbarkojë edhe mbrojtësi i Lacios, De Vrij, edhe atë me kosto zero.

Leave a Reply