Presidenti i Paok-ut që hyri me armë në stadium, dënohet me tre vite

Federata e Futbollit grek ia ka ndaluar për tre vite hyrjen në stadiume presidentit të PAOK-ut, Ivan Savidis, i cili më 11 mars me pistoletë kishte hyrë në fushë për të sulmuar arbitrin gjatë ndeshjes derbi që skuadra e tij po e zhvillonte ndaj AEK-ut.

Po ashtu, ka edhe një penalizim me heqjen e tri pikëve nga klasifikimi për ekipin nga Selaniku, që për me shumë se tre dekada tifozët e kësaj skuadre presin titullin kampion.

Liga profesioniste e futbollit grek, po ashtu, i ka shqiptuar një gjobë prej 100 mijë eurosh presidentit të skuadrës nga Selaniku dhe 63 mijë klubit që drejton, si dhe heqjen e tre pikëve.

Kësisoji, PAOK-u zbret në vendin e tretë të renditjes. Kuptohet, sipas rregullave në fuqi, PAOK-u mund ta apelojë këtë vendim në organet përkatëse jurdike sportive dhe jo të tilla. Oligarku 58-vjeçar rus, me prejardhje greke, hyri në fushën e lojës në minutën e 89-të, bashkë me dy truproja të tij, për të kundërshtuar ashpër vendimin e gjyqtarit Georgios Kaminis. Një fakt që të nesërmen e shtyu ministrin e Sportit në Greqi, Giorgos Vasiliadis, të pezullojë kampionatin, i cili do të rifillojë të shtunën me ndeshjen Panetolikos – Janina (14:00).

Leave a Reply