Renova ndal Shkupin “europian” (VIDEO)

Renova ka shënuar fitore 3:1 ndaj Shkupit në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë vazhdoi seria negative e skuadrës nga Çairi, e cila edhe pse stinorin pranveror e nisi me ambicie të larta, 6 ndeshje pa fitore shohin ata shumë larg arritjes së qëllimit, dalje në Europë. Pas kësaj disfate “bardhekaltërit” nga Çairi tashmë renditen në pozitën e 6-të, me vetëm një pikë më shumë se Renova e vendit të 7-të.

Stojanovski kalon ne epersi Renoven

Renova shenon ndaj Shkupit. Super aksion i gjipspunuesve qe kurorezohet me golin e StojanovskitRENOVA – FC SHKUPI 1:0(V. Stojanovski 15')

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Shkupi dështoi në 45 minutëshin e parë, kur edhe “gjipspunuesit” krijuan epërsinë e këtij takimi falë dopietës së shënuar nga ana e sulmuesit të talentuar, Vllatko Stojanovski.

Renova shenon ndaj FC Shkupit

Renova shenon serish ndaj FC Shkupit, dhe serish eshte Vllatko STojanovski ai qe mposht portierin, Suat ZendeliRENOVA – FC SHKUPI 2:0(V. Stojanovski 36')

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Me dy golat e tij të shënuar në minutat 15-të dhe 36-të u mbyll pjesa e parë, ndërsa pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë, Kristijan Stojkoski me një super gol riktheu shpresat e FC Shkupit.

Super aksion dhe super gol i Stojkoskit

Super aksion dhe super gol i Stojkoskit. Shkupi ngushton epersine e RenovesRENOVA – SHKUPI 2:1(K. Stojkoski 51')

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Mirëpo ishin të kota këto shpresat e çairasve, pasi mbrojtësi Mexhit Neziri në minutën e 57-të me një super gol bëri që Renova sërish të ketë dy gola epërsi në këtë ndeshje, që në fund u tregua edhe si e mjaftueshme për fitoren e 6-të kampionale të skuadrës nga Xhepçishti.

Super goli i Mexhit Nezirit

Super goli i Mexhit Nezirit dhe Renova serish avanson me dy gola ndaj FC ShkupitRENOVA – FC SHKUPI 3:1(M. Neziri 57')

Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.

Leave a Reply