Xhoshua është mbreti i peshave të rënda

Britaniku Entoni Xhoshua mbetet mbreti i peshave të rënda në boks, pasi sonte në duelin e tij, ndoshta më të rëndë mundi boksierin nga Zelanda e Re, Xhozef Parker, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë britaniku 28 vjeçar me sukses arriti të mbrojë titujt ËBA dhe IBF, ndërsa me fitoren e sontme ai arriti që ti rrëmbejë Parkerit edhe brezin ËBO, për ti zotëruar tani të gjithë brezat e rëndësishëm në kategorinë e peshave të rënda të boksit.

Super përballja sonte u zhvillua në Kardif në stadiumin ‘Principality’ para 70 mijë tifozëve, ndërsa sipas votave të gjyqtarëve, Parker kishte qenë më i mirë se Xhoshua vetëm në raundin e 6-të dhe 7-të, teksa në të gjitha raundet tjera nga gjithsej 12-të, britaniku kishte qenë më i mirë.

Ishte kjo fitorja e 21-të nga po aq përballje për Entoni Xhoshuan, dhe e para e fituar me pikë, duke pasur parasysh se 20 luftat e mëhershme, britaniku i kishte fituar me nokaut, ndërsa në anën tjetër ishte kjo disfata e parë për Parker, në luftën e tij të 25-të në karrierë.

Leave a Reply