Në Irak do të ndërtohet stadiumi më i madh në Botë!

Mbreti i Arabisë Saudite është duke planifikuar ta ndërtojë një stadium gjigant, edhe atë në tokën irakiane.

Ky stadium do të ketë një kapacitet prej plotë 135 mijë ulëse, dhe ishte premtim i mbretit Salman.

Para ndeshjes miqësore që Arabia Saudite e zhvilloi ndaj Irakut me 28 shkurt të këtij viti, Salman kishte premtuar se do të ndërtojë një stadium për Irakun, në rast se këta të fundit dalin fitues.

Dhe në realitet ashtu edhe ndodhi, Iraku shënoi fitore të thellë 4:1, ndërsa tashmë Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz dëshiron ti qëndrojë pas fjalës së dhënë.

Aktualisht stadiumi më i madh në Irak është “Basra Sports City”, që ka një kapacitet prej 65 mijë vendeve.

Leave a Reply