Mos e humbisni rastin, me blerjen e biletës në ndeshjen ndaj Pelisterit fitoni gratis edhe një shall të FC Shkupit

Skuadra e FC Shkupit që nga muaji nëntor ishte në pamundësi që të luajë në stadiumin e Çairit në Shkup, të shtunën riktheht ti luaj ndeshjet në folenë e saj.

FC Shkupi në kuadër të javës së 26-të do të mirëpret Pelisterin, ndërsa për këtë ndeshje kryesia e klubit ka vendosur që gjithsë shikuesve që do blejnë biletën në vlerë prej 100 denarëve të ju dhurojë edhe një shallë të skuadrës, me mbishkrimin SHKUPI.

Biletat për këtë takim do të shiten ditën e zhvillimit të ndeshjes me 07 prill (e shtunë), me fillim në orën 16:00, ndeshje kjo që është e një rëndësie të madhe që skuadra “bardhekaltër” të rikthehet te fitorja, që tashmë i mungon plotë 6 javë.

Leave a Reply