Roma gjunjëzon Barcelonën e “madhe” (VIDEO)

Roma ka bërë senzacionin e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve Europian, duke eliminuar Barcelonën e “madhe”, njofton “infOSport.mk”.

“Ujkesha Romake” në ndeshjen e kthimit shënoi fitore 3:0, duke përmbysur fitoren e “katalunasve” nga ndeshja e parë 1:4.

Pikërisht goli i shënuar nga Edin Xheko në “Kamp Nou” u tregua edhe si vendimtarë në kualifikimin e Romës për më tej, ndërsa boshnjaku edhe sonte ishte ai i cili hapi serinë e golave që në minutën e 6-të.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa gjatë pjesës së dytë “romakët” shënuan edhe dy gola të tjerë, që në fund i dhanë kualifikimin historik Romës për në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Daniele De Rosi i cili në “Kamp Nou” kishte shënuar në rrjetën e gabuar, sonte e bëri një gjë të tillë, mirëpo pikërisht në rrjetën e duhur, duke qenë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 58-të, teksa në minutën e 82-të greku Manolas i dha goditjen përfundimtare Barcelonës, që me siguri se nuk e kishte pritur një Romë aq shumë agresive dhe superiore, që në fund me plotë meritë u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

 

Leave a Reply