Hendboll, Kosova dhe Maqedonia mësojnë kundërshtarët

Përfaqësuesja e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës, në hendboll për meshkuj sonte (19:00) do të mësojnë emrat e kundërshtarëve për eliminatoret e Europianit të vitit 2020. Maqedonia në këtë short do futet nga vazoja e parë dhe do të jetë bartëse, ndërsa ajo e Kosovës do jetë e vendosur në vazon e katërt.

EHF ka marrë vendim që ky short të jetë gjysmë i dirigjuar, pasi në një grup të njëjtë nuk mund të luajnë Kosova dhe Serbia.

Dy kombëtaret më të mira të çdo grupi do të sigurojnë pjesëmarrjen për ndeshjet finale të Europianit të vitit 2020-të.

Në këtë Europian që më herët janë kualifikuar Spanja, si kampione në fuqi e Europës si dhe tre kombëtaret organizatore Suedia, Norvegjia dhe Austria.

Ky është europiani i parë në të cilin do të marrin pjesë plotë 24 kombëtare. (Alsat-M)

Vazo 1: Franca, Kroacia, Gjermania, Danimarka, Sllovenia, Bjellorusia, Hungaria dhe MAQEDONIA
Vazo 4: KOSOVA, Finlanda, Belgjika, Estonia, Greqia, Rumania, Italia dhe Ishujt Faroe.

Leave a Reply