Ja çfarë tha protagonisti i penaltisë së “shkaktuar”, Benatia!

Mbrojtësi i Juventusit, Mehdi Benatia, i cili u bë “shkaktari” kryesor për penaltinë e akorduar të Realit të Madridit dhe njëherit eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve pas përfundimit të ndeshjes ka thënë se arbitrat gjithnjë kanë tendencën që të ndihmojnë Real Madridin në arenën ndërkombëtare. Mbrojtësi i Juventusit ka shpjeguar momentin e penaltisë dhe duelin që pati në ato momente me Lukas Vazkes, duke pohuar se penalti të tilla nuk jepen në ndeshje të mëdha, siç ishte ajo mbrëmë në “Santiago Bernabeu”.

“Unë u rrotullova që të evitoja përplasjen por ai nuk mund të bënte gjë tjetër vetëm se të mundohej  të rrëzohej. Nga pamjet duket qartë që mundohem ta evitoj, pastaj nuk di të them nëse e kam prekur me kofshë apo jo. Ndoshta po, por në sekondën e fundit është absurde të vërshëllesh një penallti të tillë. Të vjen keq, pasi ka ndodhur edhe vitin e kaluar me Bajernin. Çdo vit e njëjta histori. Real Madrid nuk ka nevojë për një favorizim të tillë”, – ishin fjalët e mbrojtësit të Juventusit, i cili bashkë me Kiellinin ishin komandantë të vërtetë në mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër” e cila u eliminua nga Liga e Kampionëve, mirëpo duhet potencuar gjithsesi se një gjë të tillë bënë me kokën lartë.

Leave a Reply