Liga e Kampionëve mëson çiftet gjysmëfinaliste

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kamoionëve Europian, njofton “infOSport.mk.

Fati deshi që në këtë fazë të përballen dy skuadrat gjigande, Bajerni i Munihut dhe Reali i Madridit, teksa në gjysmëfinalen e dytë për një vend në finalen e madhe do të luftojnë Liverpulli dhe Roma.

Ndeshjet e para në program janë me 24 prill, teksa ato kthyese me datë 1 maj. Finalja e sivjetshme e Ligës më prestigjioze europiane është programuar për me datën 26 maj, dhe e njëjta do të zhvillohet në Kiev.

Leave a Reply