Shqipëria me 20 nëntor miqësore me Uellsin

Kombëtarja e Shqipërisë me 20 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Uellsin.

Kuqezinjtë dhe Uellsi i Garet Bejll do të takohen në “Elbasan Arena”. Mediat shqiptare raportojnë se  të dyja federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e kësaj miqësore më 20 nëntor.

Kujtojmë që në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eliminatore për grupin e saj në kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), por duke qenë se grupi është me tre skuadra ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin.

Leave a Reply