Goleada e Shkëndijës ndaj Pelisterit (VIDEO)

Shkëndija të dielën në Manastir ka deklasuar Pelisterin duke mundur me rezultatin 6:0 në ndeshjen e javës së 27-të në LPFM, njofton “infOSport.mk”. Njëherit ishte kjo fitorja më e thellë në historinë e klubit në një takim elitës së futbollit vendor, ndërsa fitorja e tretë e arritur me 6 gola gjatë këtij sezoni, pas fitoreve ndaj Renovës 6:1 dhe Rabotniçkit, 6:2.

Vlen të ceket se që të tre këto fitore Shkëndija i ka arritur në rolin e mysafirit, njëjtë sikurse edhe takimin e djeshëm, ku kishte 6 autorë të ndryshëm të golave. Gjatë pjesës së parë shënuan Bojku, Fazlagiç dhe Bejtullai, teksa në pjesën e dytë u regjistruan edhe Zhunior, Alimi dhe Radeski.

Performansë e shkëlqyeshme e “kuqezinjëve” që në fund u vlerësua edhe nga publiku manastiras, i cili me duartrokitje përcolli futbollistët e Shkëndijës drejt dhomave të xhveshjes, të cilëve tashmë po ju buzëqesh edhe titulli i kampionit.

Pas 27 xhirove Shkëndija numëron 69 pikë, 20 më shumë se Vardari në pozitën e dytë, ndërsa Pelisteri deri në fund do të duhet të luftojë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

Leave a Reply