Dita e së vërtetës për Milanin, “kuqezinjtë” japin llogari para UEFA-s

Dita e sotme është shumë e rëndësishme për Milanin, pasi përcakton fatin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Sot, drejtuesit e klubit do të takohen përsëri me përfaqësueses të UEFA-s për të shpjeguar planin e tyre të rritjes ekonomike, për të justifikuar shpenzimet mbi kuotat e lejuara nga “Fair Play Financiar”, me shpresën që sanksionet të mos jenë të larta.

UEFA ka bërë të qartë prej kohësh se nuk ndan të njëjtin mendim me Milanin sa u përket shifrave të paraqitura në këtë plan, ndërsa takimi i sotëm do të shërbejë për të dorëzuar materiale shtesë, pasi të dy palët dëshirojnë të evitojnë sanksione për një klub i cili ka emër në arenën ndërkombëtare.

Vendimi përfundimtar do të jepet në maj, ku priten sanksione financiare, por edhe sportive. Parashikohet që ashtu si Romës dhe Interit, Milanit t’i kufizohet numri i futbollistëve që mund të aktivizojë në ndeshjet europiane, ndërsa do të ketë edhe kufizime në merkato.

Leave a Reply