Sallah: Dua të thyej rekordin e golave në Premierligë

Mohamed Sallah te Liverpulli është ringjallur, ndërsa këtë më së miri e dëshmojnë edhe golat dhe paraqitjet që po bënë egjiptiani, që nuk ishte rast kur ky i fundit ishte pjesë edhe e Çelzit.

19 ndeshje dhe dy gola në një sezon e gjysmë me fanellën e Çelzit për Sallah, i cili këtë vit me Liverpullin ka të shënuar 30 gola, duke lënë pas Hari Kejn që ka 26 gola, ndërsa gjithashtu aktualisht udhëheq vallën për “Këpucën e Artë”.

“Shokët e skuadrës kërkojnë të më ndihmojnë që të shënoj sepse e dinë se jam në garë për ‘Këpucën e Artë’”, ka thënë Sallah.

“Është një çmim individual, por edhe një mënyrë për të bërë pikë. Luajmë shumë mirë, tifozët janë të lumtur dhe kjo më bën të ndihem mirë. Mungojnë katër ndeshje nga fundi, do të provoj të fitoj diçka”.

“Dua të shënoj edhe për skuadrën, nuk mendoj vetëm për veten. Jap asiste, krijoj raste, edhe pse luaj si sulmues krahu, jo si qendërsulmues dhe besoj se duket ajo që bëj. Dua të thyej rekordin e golave në Premierligë, më mungon edhe një”, ka thënë egjiptiani.


LEXO GJITHASHTU:

“Këpuca e Artë”, të gjithë në ndjekje të Mohamed Sallah


Gjithsesi, ai e ka fituar sfidën e tij personale, qëkur i ka thënë po ofertës së Liverpullit.

“E dija që nga dita e parë se doja të bëja diçka ndryshe, të veçantë. Te Çelzi nuk e kam shfrytëzuar shansin tim, por jam kthyer në Premierligë sepse doja t’i tregoja vlerat e mia”.

Sallah ka folur edhe për kohën kur luante te Çelzi: “Te Çelzi nuk luaja shumë, nuk kam pasur shumë mundësi, por kur i kam pasur i kam treguar disa personave se e kishin gabim. Isha i vendosur të kisha sukses këtu, për këtë arsye, kur u largova nga Premierliga, i premtova vetes së do të kthehesha, dhe kur më është dhënë rasti, e kam bërë. Mund të shihet ndryshimi mes lojtarit që jam tani dhe atij që isha dy vite më parë. Çdo vit, çdo ditë, çdo muaj e vë veten në provë, kërkoj të korrigjoj defektet e mia dhe të jem një njeri më i mirë”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply