Bardhi me Levanten siguruan mbijetesën, Ujpeshti përfiton 250 mijë euro

Levante me tre fitoret e njëpasnjëshme në La Liga arriti që të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa pa dyshim se njëri ndër më të merituarit ishte edhe futbollisti shkupjan, Enis Bardhi, njofton “infOSport.mk”.

Levante mundi Malagan (1:0), Atletik Bilbaon (3:1) si dhe Seviljën (2:1), ndërsa Bardhi luajti vetëm në dy ndeshjet e fundit, ku edhe shënoi dy gola, që të dy në atë përballje të zhvilluar në “San Mamesh” ndaj Atletik Bilbaos, kur desh çmendi gjithë Spanjën me ato dy super gola nga gjuajtjet e lira.

Pikërisht në atë përballje Levante thuajse me një këmbë kishte siguruar mbijetesën, për ta konfirmuar në ndeshjen ndaj Seviljës, në të cilën Bardhi luajti sërish për gjatë 90 minutave, duke qenë një ndër më të mirët në fushën e blertë.

Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletik Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!

Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletol Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Kësisoj mbijetesës së Laventes, përveç Bardhit dhe skuadrës spanjolle i është gëzuar edhe ish skuadra e futbollistit shkupjan, Ujpeshti, që do të përfitojë edhe 250 000 euro shtesë. Kjo për faktin se në se në marrëveshjen mes klubeve gjatë transferimit të Bardhit te Levante, që skuadrës spanjolle i kushtoi 1.5 milion euro, ekzistonte një klauzolë, sipas së cilës skuadra nga Valencia në rast sigurimit të mbijetesës do të shtonte në arkat e Ujpeshtit edhe 250 mijë euro.

Një gjë e tillë mund të përsëritet edhe sezonin e ardhshëm, gjithnjë nëse Bardhi me Levanten e tij mbeten pjesë e La Liga-s, transmeton “infOSport.mk”.

Enis Bardhi në sezonin e tij të parë në një ndër ligat më të fuqishme europiane, në 23 ndeshje kampionale me fanellën e Levantes ka regjistruar 6 gola dhe një asist, ndërsa vlen të ceket se kontrata e tij me këtë skuadër është valide deri verën e vitit 2020-të.

Leave a Reply