Dështimi i Latifit te Pushkash, trajneri: Zgjidhni mes meje dhe mesfushorit shqiptar

Ish futbollisti i Skwnderbeut, Liridon Latifi mbërriti me shpresa të mëdha në aventurën e re te Pushkash Akademi, duke u pritur si një nga talentet më të mira, që do të kishte skuadra hungareze në organikë.

Megjithatë, ëndrra e mesfushorit shqiptar për të shkëlqyer në këtë aventurë, filloi të shuhej shumë shpejtë. Latifi u kthye në një zgjedhje të dytë për trajneri e Pushkash, ndërsa situata ka shpërthyer pas barazimit të këtij ekip ndaj Honved me rezultatin 1:1.

Trajneri i Pushkash Akademi, Attila Pinter është shprehur për mediat vendase: “Është e pashpjegueshme sesi një futbollist i huaj që luan në sulm, vjen dhe duhet t’ia kërkojmë ne që ta bëj këtë gjë. Ai po luan për këtë. Gabime të tilla nuk mund të kryen.

Unë gjithmonë luaj me ata futbollistë që janë gati të japin gjithçka nga vetja e tyre për klubin dhe skuadrën. Nuk do e ndryshojë as në këtë rast idenë time. Zgjidhni mes meje dhe tij, dikush duhet të largohet”, është shprehur Pinter. (vipsport.al)

Leave a Reply