Arbitri Stavrev skandaloz, “masakroi” Shkupin!  

Takimi Shkupi-Sileksi u mbyll me barazim 1:1, por në vend të lojës dhe rezultatit për fat të keq në qendër të vëmendjes ishte ndarja e drejtësisë apo padrejtësisë nga ana e arbitrit Aleksandar Stavrev. Refer ndërkombëtar me amblemën e UEFA-së që vite me rradhë llogaritet si ndër më të mirët në vend, fatkeqësisht me “shfaqen” në Çair performoi larg renomesë së tij, duke u bërë në mënyrë të palejueshme krah për njërën skuadër, në këtë rast atë mysafire (Sileksin). Stavrev në mënyrë të pakuptimtë lejon apo hynë në kurthe të panevojshme, ndërsa nëse analizohen disa ndeshje në të vërtetë referimi i tij në ndeshje të caktuara e posaçërisht në ato që ka të bëjë me skuadrat shqiptare, është përtej skandalozes. Rasti fundit vjen nga ndeshja e sotme që u zhvillua në stadiumin e Çairit ndërmjet Shkupit dhe Sileksit.

Ata që ishin prezent në stadium, janë dëshmitarë të një “masakri” në regji të Stavrevit (që ishin në favor të Sileksit dhe në dëmtim të Shkupit) që nuk kishte fund. Nga 90-të minutat e ndeshjes, futbollistët e Sileksit më shumë qëndruan shtrirë dhe realisht lojë efektive kishte vetëm thuajse 60% të kohës. Çdo 5-10 minuta lojë mund të shihej skena e njejtë kur lojtarët mysafir shtriheshin në fushë, përderisa aktori kryesor ishte portieri i Sileksit, Mitroviq që “vodhi” shumë minuta në çdo situatë kur kthente me vonesa topin në lojë. Duke parë skena të tilla që ishin në numër të shumtë, në vend se të jepen më së paku 10 minuta shtesë, Stavrev merr tjetër vendim skandaloz duke treguar vetëm 6 minuta vazhdim. Mirëpo, skandali nuk ndalet këtu, pasi në harkun kohor prej 6 minutave shtesë u zhvillua vetëm 2 minuta futboll efektiv, me futbollistët e Sileksit që vazhduan aktrimin e tyre edhe për dy hera tjera në dy ndërprerje. Të gjitha këto situata kalonin para syve të Stavrevit, me këtë të fundit që lejonte skena të tilla pa ndëshkuar, por edhe pa marrë parasysh kohën që e humbëshin të njejtit.

Të gjitha këto vendime të Stavrevit nxitën situata të palakmueshme dhe tensione te futbollistët por edhe te tifozët vendas që u irituan nga referimi i kësaj përballje, por që në fund mbetën pa dy pikë të rëndësishme në luftën për një pozitë në Kupat e Europës./InfOSport.mk

Leave a Reply