Liverpulli sërish në epërsi (VIDEO)

Liverpulli sërish është në epërsi në përballjen ndaj Romës, ndeshje kjo që në këto momente po zhvillohet në “Olimpiko” të Romës, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy golave të shpejtë brenda 15 minutave të para, nga një në secilën anë, Liverpulli edhe për herë të dytë po arrinë të kalojë në epërsi sonte, kësaj rradhe me golin e Vijnaldum, i cili me kokë në minutën e 26-të shënoi golin e dytë për skuadrën angleze, që në këtë mënyrë po ecën me hapa të sigurtë drejt finales së madhe të 26 majit në Kiev.

Romës i nevojiten 4 gola, për të dërguar ndeshjen në kohën shtesë, dy herë nga 15 minuta, ndërsa për të parë veten në finalen e madhe, “ujkeshës romake” i duhen plotë 5 gola, që është një mision i pamundur, bazuar në këto minuta të kaluara dhe lojën që po shfaq skuadra e trajnerit Jurgen Klop.

Leave a Reply