Formacionet e mundshme,  Milan – Verona

Sonte me fillim nga ora 18:00, Milani në “San Siro” në kuadër të javës së 36-të do të luajë një ndeshje mjaftë të rëndësishme, për të kërkuar një pozite që dërgon në Liga Europa sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Gatuzos duhet të përfitojë nga rasti, pasi të nesërmen luhet ndeshja mes Atalantës dhe Lacios, dy skuadra këto që do të luftojnë për tre pikëshin. Lacio e Thoma Strakoshës pretendon fitoren, e cila do ti mbante ata në zonën e Ligës së Kampionëve, ndërsa në anën tjetër Atalanta e Etrit Berishës për të mos lëshuar pozitën e 6-të, në të cilën ndodhet edhe tani, dhe që siguron një vend për në Liga Europa.

FORMACIONET E MUNDSHME:
MILAN: G Donnarumma; Calabria, Bonucci, Zapata, Rodriguez; Kessie, Locatelli, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu
VERONA:  Nicolas; Ferrari, Caracciolo, Vukovic, Souprayen; Romulo, Danzi, Zuculini; Fares, Cerci, Verdi.

 

Leave a Reply