Liridon Latifi rikthehet në Shqipëri, por jo te Skënderbeu!

Aventura e Liridon Latifit te skuadra e Pushkash Akademi në futbollin hungarez është drejt përfundimit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare u transferua me shumë bujë, por në fakt nuk arriti të linte gjurmë dhe të mbante të njëjtin ritëm si me skuadrën e Skënderbeut.

Kësisoj ai në fund të këtij sezoni do të kërkoj një mjedis të ri, kjo për shkak raporteve të krijuara me trajnerin e Pushkash Akademi, Atila Pinter. Ky i fundit

ka thënë se në ekipin që ai drejton nuk ka vend për të dy, prandaj gjasat janë që në këtë luftë verbale të tërhiqet mesfushori i Kombëtares shqiptare.

Si zgjidhje më e shpejtë dhe më e kapshme shihet një huazim te skuadra e Kukësit, pjesë e së cilës Latifi ka qenë edhe në të kaluarën. Duke pasur parasysh se skuadra kukësiane edhe këtë vit do të luaj në garat europiane, Latifi do të kishte qenë një ndihmë e madhe për ta në garat e sivjeme europiane, ku Kukësi pretendon të arrijë sa më larg.

Leave a Reply