Ja cili mund të jetë klubi i ri i Xherdan Shaqirit

Pas rënies nga Premierliga e Stouk Sitit, futbollisti shqiptarë Xherdan Shaqiri po mendon largimin nga kjo skuadër. Për shërbimet e kosovarit po interesohen disa skuadra angleze dhe gjermane, ndërsa informacionet e fundit që vijnë nga Anglia tregojnë për një interesim të Evertonit.

Drejtuesit e skuadrës nga Liverpulli besojnë se mund ta bindin homologët e tyre të Stouk Sitit për të transferuar Shaqirin gjatë verës.

Megjithatë përveç Evertonit në garë për shërbimet e Shaqirit janë edhe dy-tre skuadra nga Bundesliga gjermane, emri i të cilave për momentin nuk bëhet i ditur.

Leave a Reply