Operohet Kardoso i Partizanit, Asani e mbështet nga afër

Jo rastësisht thonë se shoku nevojitet për ditë të vështira. Dhe në realitet edhe ashtu është, ndërsa më së miri një gjë të tillë e dëshmon edhe gjesti i Jasir Asanit, futbollistit shkupjan të Partizanit nga Tirana, i cili po qëndron afër shokut të tij të skuadrës Lukas Fereira Kardoso, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme operoi krociatin e gjurit të majtë pas një dëmtimi të pësuar disa ditë më parë, ndërsa ishte pikërisht Asani ndër të parët që e vizitoi ish futbollistin e Pelisterit në spital.

Pas vizitës së bërë Asani në profilin e tij në “facebook” kishte postuar një foto bashkë me brazilianin Kardozo, duke i kushtuar edhe një mesazh inkurajues.

“Vëlla, ti nuk e meriton sot të jesh këtu ku je, ndoshta më shumë se kushdo tjetër meriton të jesh në fushë, për të udhëhequr skuadrën drejt rezultateve pozitive dhe fitoreve!

Mos u dorëzo! Ne jemi me ty dhe pranë teje në çdo moment.

Kthehu më i fortë se kurrë, sepse ashtu duhet të jesh! I fortë!”, – ishin fjalët e shkruara të Jasir Asanit.

Leave a Reply