Sileksi dhe Rabotniçki barazuan pa gola, Vardari krejt në fund mundi A. Pandevin (VIDEO)

Sileksi dhe Rabotniçki kanë barazuar pa gola në derbi ndeshjen e javës së 35-të që sot u zhvillua në Kratovë, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, ku pikët ishin më se të rëndësishme për të dyja skuadrat, që piksynim kanë daljen në Europë.

Ky barazim në fund nuk i shkoi për shtati Sileksit, skuadër kjo e cila tashmë ndodhet në pozitën e 5-të, duke rrezikuar edhe daljen në Europë. Tashmë Sileksi nuk ka asgjë në duart e saj, pasi në xhiron e fundit duhet të pres rezultatet e Rabotniçkit dhe FC Shkupit që me 20 maj në Çair do të mirëpret Vardarin.

Këta të fundit në ndeshjen me më shumë gola të shënuar në këtë xhiro në arenën “Filipi i Dytë” mundën Akademia Pandevin me rezultatin 3:2. Ishte kjo një ndeshje me shumë kthesa, ku të parët që avansuan ishin mysafirët nga Strumica, kur Sashko Pandev në maksimum shfrytëzoi hutinë në mbrojtjen “kuq e zi” dhe pas dy tentativave në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënoi për 0:1.

AKADEMIA PANDEV E MBYLL ME EPERSI MINIMALE PJESEN E PARE NDAJ VARDARIT

AKADEMIA PANDEV E MBYLL ME EPERSI MINIMALE PJESEN E PARE NDAJ VARDARITVARDARI – A. PANDEV 0:1(S. Pandev 45+1')

Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.

Pjesa e dytë rezultoi të jetë më e mirë për Vardarin, që u rikthye në lojë me dy gola të shënuar brenda  minutave.

GOLI I MAKSIMOV NDAJ A. PANDEV

GOLI I MAKSIMOV NDAJ A. PANDEV VARDARI – A. PANDEV 1:1(Maksimov 51')

Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.

Pas një aksioni të bukur Barsegian pasoi për Maksimov, ndërsa sulmuesi rus nuk e kishte aspak të rëndë për të shënuar në minutën e 51–të golin e barazimit.

VARDARI AVANSON NDAJ A.PANDEV

VARDARI AVANSON NDAJ A.PANDEVVARDARI – A. PANDEV 2:1(T. Barsegian 66')

Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.

Sërish pas një aksioni të ngjashëm në minutën e 66-të, kësaj rradhe vetë Barsegian arriti që të shënojë dhe për herë të parë ti mundësojë epërsinë Vardarit, ndërkohë pas një gabimi trashanik të mbrojtësit të majtë Glishiç në minutën e 79-të, Gjorgji Markov përfitoi në maksimum duke shënuar golin e barazimit për 2:2.

A. PANDEV BARAZON NDAJ VARDARIT

A. PANDEV BARAZON NDAJ VARDARITVARDARI – A. PANDEV 2:2(Gj. Markov 78')

Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.

Megjithatë kur ndoshta shumica mendonin se Vardari sërish do ti zhgënjej tifozët e saj, në skenë te “kuqezinjtë” doli rusi Maksimov, që përfitoi nga një asist me kokë i Hhambarxhumian dhe nga një pozitë shumë e volitshme, i papenguar nga askush shënoi golin e fitores për 3:2.

MAKSIMOV KALON NE EPERSI VARDARIN

MAKSIMOV KALON NE EPERSI VARDARINVARDARI – A. PANDEV 3:2(Maksimov 89')

Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.

Me këtë fitore Vardari ndërpreu serinë prej tre ndeshjeve pa fitore, duke siguruar edhe zyrtarisht një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, teksa Akademia Pandev pas kësaj disfate ka humbur të gjitha shpresat se sezonin e ri mund të luaj në Europë.

Leave a Reply