Remzifaik Selmani edhe zyrtarisht vishet “kuq e zi”

Remzifaik Selmani edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Shkëndijës. Një transferim të këtillë “infOSport.mk” e kishte paralajmëruar që ditë më parë, ndërsa sot futbollisti tetovar firmosi kontratën me skuadrën nga qyteti i tij i lindjes. Ai kështu rikthehet në Tetovë pas një sezoni të kaluar në Hungari me Ujpeshtin.

Selmani me Shkëndijën firmosi kontratë tre vjeçare dhe shihet si lojtar shumë premtues për të ardhmen. Edhe pse i ri në moshë ai pas vetes ka katër sezone në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ku është paraqitur me Renovën, ndërsa paralel ka luajtur për gjithë përfaqësueset e reja të Maqedonisë prej U18 deri U21, duke mbajtur në disa ndeshje edhe shiritin e kapitenit.

Leave a Reply