Umtiti bashkë me Barcelonën edhe 5 vite të tjera

Barcelona ka njoftuar se Samuel Umtiti do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare, duke ju dhënë fund spekullimeve të ndryshme rreth të ardhmes së tij.

Mbrojtësi francez në “Kamp Nou” erdhi verën e vitit 2016-të nga rradhët e Lionit, ndërsa falë paraqitjeve të tij ai tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave të njohura europiane.

Ndër skuadrat e interesuara ishin edhe dy gjigandët, Mançester Junajtedi dhe Reali i Madridit, drejtuesit e së cilës skuadër dëshironin që në skuadrën e tyre të bashkonin dyshen mbrojtëse të Kombëtares franceze, Umtiti-Varane. Mirëpo kjo si duket ka qenë vetëm një dëshirë e “madrilenëve”, pasi realiteti tashmë flet ndryshe, me Barcelonën që me Umtitin ka siguruar një qendër mbrojtje shumë stabile.

Umtiti me Barcelonën  deri më tash ka zhvilluar 83 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar edhe dy gola, ndërsa gjithashtu vlen të ceket se me klubin “katalunas” ka fituar një titull në La Liga dhe dy Kupa Mbret.

Leave a Reply