Zidane pranon ofertën prej 200 milion euro të Katarit

Zinedine Zidane preku mjaft zemra të tifozëve të Real Madrid kur deklaroi se do të largohej nga drejtimi i bankinës “madrilene”, por detaji i zbuluar së fundmi duket se shpjegon gjithçka.

Zidane do të jetë në krye të skuadrës së Katarit gjatë Kupës së Botës të vitit 2022 dhe mediat botërore raportojnë se ka pranuar ofertën e çmendur të bërë nga federata e futbollit të këtij shteti.

Zidane ka firmosur një kontratë katër vjeçare kundrejt 50 milion eurove në sezon me Katarin. Në fund të katër viteve ai fut në llogari plot 200 milion euro.

Me këtë shifër, Zidane thyen edhe rekordin e 26 milion eurove në sezon të Murinjos duke u bërë i pari trajner në botë që paguhet kaq shumë.

Leave a Reply