Portugezi Murinjo thumbon keq Serbinë

Trajneri i Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo me siguri se do t’i ketë shqetësuar tifozët e Serbisë pas një bisede që e ka pasur me futbollistin e tij Nemanja Matiq. Portugezi Murinjo ka parashikuar se fazën e grupeve në Grupin “E” në kuadër të KB “Rusi 2018” do ta kalojnë Brazili dhe Zvicra.

“Më fal Nemanja, por ti ke nevojë për pushim”, – ka thënë portugezi, i cili në këtë mënyrë e ka shprehur dëshirën që Matiq sa më shpejt t’i bashkohet Junajtedit në përgatitjet për edicionin e ri.

Sipas Murinjos as Kroacia nuk do të kalojë grupin. Sipas tij në grupin “D” do të kalojnë Argjentina dhe Nigeria, teksa gjithashtu thotë se edhe Kolumbia nuk do ta kalojë Grupin “H”, në të cilin gjendet së bashku me Poloninë, Senegalin dhe Japoninë.

Leave a Reply