Finalistët e Ligës së Kampionëve vihen pas Shaqirit

Xherdan Shaqiri e sheh veten shumë larg Stouk Sitit. Gjilanasi i cili do të luaj në KB “Rusi 2018” me fanellën e përfaqësueses së Zvicrës nuk dëshiron të luaj në Çempionship, aty ku sezonin e ardhshëm do të garojë skuadra e Stouk Sitit, që humbi statusin e skuadrës elitare.

Ai madje një gjë të tillë kishte parashikuar edhe në kontratën e tij, në të cilën ekziston një klauzolë lirimi që kap shifrën prej 12 milion-13.5 milionë sterlina që mund të aktivizohet në rast se klubi bie një katergori më poshtë.

Shaqiri, kishte ardhur në Angli nga Interi për një shumë rreth 12 milionë sterlina në vitin 2015-të, ndërsa gjasat janë të mëdha që futbollisti shqiptarë sërish të luaj për një skuadër të madhe, pasi për shërbimet e tij së fundmi interesohet edhe skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve, Liverpulli.

Sipas mediave angleze drejtuesit e skuadrës nga “Enfilld Roud” do të merrnin Shaqirin, gjithnjë nëse dështojnë të transferojnë futbollistin e Lionit, Nabil Fekir.

Megjithatë rikujtojmë se për shërbimet e Shaqirit gjithashtu interesohen edhe Totenhami dhe Sauthemptoni, dy skuadra tjera që janë pjesë e Premierligës.

Leave a Reply