Erik Abidal emërohet drejtor i ri sportiv te Barcelona

Ish futbollisti i Barcelonës dhe njëherit anëtar i përfaqësueses së Francës, Erik Abidal është emëruar drejtor i ri sportiv i kampionëve në fuqi të Spanjës.

Abidal i cili gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellën e Monakos, Lilës, Lionit dhe Olimpijakosit, në këtë post do të zëvendësojë Robert Fernandez, ndërsa prezantimi i tij pritet që të ndodh me 18 qershor.

Futbollisti i krahut të majt gjatë karrierës së tij, kishte fituar plotë 20 tituj, 15 prej të cilëve me Barcelonën. Ai me skuadrën “katalunase”  kishte fituar dy herë kompeticionin më të rëndësishëm europian, Ligën e Kampionëve, 4 tituj kampion në Spanjë, 2 Kupa të Mbretit, 4 Superkupa të Spanjës, 2 Kupa të Botës për klube dhe 1 Superkup të Europës, ndërsa 5 titujt tjerë i kishte fituar me Lionin (3 tituj kampion dhe një Superkupë të Francës) dhe Olimpijakosin (1 titull kampion).

Ai së fundmi ishte vendosur të jetë ambasador nga ana e UEFA-s i takimit final të Liga Europa që u zhvillua në Lion, e ku në fund triumfoi Atletiko Madridi, duke mundur Olimpikun e Marsejës.

Detyra kryesore e Abidal në postin e drejtorit sportiv do të jetë angazhimi i Antuan Grizman nga rradhët e Atletiko Madridit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply