Tronditet Argjentina, një tjetër titullar humbet botërorin

Nuk kanë fund telashet e dëmtimeve te Kombëtarja e Argjentinës, në prag të Botërorit “Rusi 2018”, i cili starton me 14 qershor.

Pas portierit Serxhi Romero, është mesfushori Manuel Lanzini, ai i cili nuk do të mund të realizojë ëndërrën që të jetë pjesë e një eventi të rëndësishëm futbollistik.

25-vjeçari, i cili aktivizohet me Uest Hamin në Premierligë, pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë stërvitjes. Mësohet se Lanzini ka këputur ligamentet e gjurit dhe do t’i duhet të kthehet në shtëpi.

Tekniku i Argjentinës, Sampaoli duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij, ndërsa shumica shpresojnë që ai të jetë Mmauro Ikardi.

Leave a Reply