Pas Ronaldos, sot rradha është e Messit, zbulohen formacionet: Argjentinë-Islandë

Pas spektaklit që mbrëmë Kristiano Ronaldo dhuroi në përballjen ndaj Spanjës, kur shënoi tre gola në barazimin 3:3, sot rradhën e ka Lionel Messi me Argjentinën e tij.

Me fillim në ora 15:00 “gauçosët” do të zhvillojnë ndeshjen e parë të grupit ‘D” kundër debutuesve të Islandës.

Po nga ky grup sot në program është edhe ndeshja e dytë, ajo midis Kroacisë dhe Nigerisë që starton në ora 21:00, teksa gjatë ditës së sotme në program gjithashtu janë edhe dy ndeshje e grupit “C”, ku Franca do të përballet me Australinë, teksa Peru do të takohet me Danimarkën.

Formacionet e mundshme, Argjentinë-Islandë:
Argjentina (4-2-3-1): Caballero; Salvio, Otamendi, Rojo, Tagliafico; Mascherano, Biglia; Meza, Messi, Di Maria, Aguero.
Islandë (4-4-2): Halldorsson; Saevarsson, Arnason, R. Sigurdsson, Magnusson; Gudmunsson, J. Gunnarsson, G. Sigurdsson, Bjarnason; Finnbogason, Bodvarsson.

Leave a Reply